ENËT NUK DUHET TË LAHEN ME SFUNGJER

ENËT NUK DUHET TË LAHEN ME SFUNGJER

Sfungjerët e kuzhinës përmbajnë më shumë baktere sesa furçat e kuzhinës gjë që mund të jetë mënyrë më higjienike për të larë enët.

Salmonela dhe bakteret e tjera rriten dhe mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça, dhe arsyeja është se sfungjerët nuk thahen kurrë ne i përdorim në përditshmëri.

“Një sfungjer mund të përmbajë më shumë baktere sesa njerëzit në planetin Tokë”, tha Trond Moretro, një shkencëtar në Nofima, një institut norvegjez i kërkimit ushqimor.

Moretro është autori i një studimi të ri të botuar në Journal of Applied Microbiology. Ai thotë se megjithëse shumë baktere nuk janë të dëmshme, ato që janë si salmonela mund të përhapen nga sfungjerët e duarve, sipërfaqet e kuzhinës dhe nga enët të cilat mund t’i sëmurin njerëzit.

Sfungjeri është i lagësht dhe grumbullon mbeturina ushqimore që janë ushqim edhe për bakteret, gjë që çon në rritjen e shpejtë të baktereve – shton ai.

Ajo që i habiti më shumë studiuesit në gjetjet e tyre ishte se nuk kishte rëndësi se si njerëzit pastronin sfungjerin apo sa shpesh.

Mënyra se si konsumatorët përdornin sfungjerët e tyre nuk ishte shumë e rëndësishme për sa i përket rritjes së baktereve.

“Është shumë e vështirë për konsumatorët që të shmangin rritjen e baktereve në sfungjer nëse ato nuk ndryshohen çdo ditë”, tha Moretro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.