GREQIA GODITET NGA NJË TERMET I FUQISHËM

GREQIA GODITET NGA NJË TERMET I FUQISHËM

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme dhe i cili raportohet të jetë ndjerë edhe në vend. Sipas informacioneve të para fuqia e tërmetit ishte me magnitutë 5 shkallë bazuar në shkallën sizmike evropiane.

Epiqendra e tërmetit u raportua 67 kilometra në veriperëndim të Patras, në një thellësi prej 2 kilometrash. Deri më tani nuk ka informacione për dëmet materiale të shkaktuara.

Ky është tërmeti më i fortë i regjistruar sot në territorin e Greqisë. Pati gjithashtu disa tërmete të vogla në zonën përreth ishullit të Kefalonisë dhe ishullit të Zakynthos si dhe disa tërmete më të vogla në ishullin e Kretës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.