GUTERRES: DY MILIARD NJERËZ NË BOTË JETOJNË NË ZONA TË LUFTËS

GUTERRES: DY MILIARD NJERËZ NË BOTË JETOJNË NË ZONA TË LUFTËS

Një e katërta e popullsisë së botës, apo dy miliardë njerëz, jetojnë në zona konflikti dhe bota po përballet me numrin më të madh të konflikteve të dhunshme që nga viti 1945, kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore, thotë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Ai përmendi konfliktet nga Jemeni, Siria, Mianmari dhe Sudani deri tek Haiti, zona e Sahelit në Afrikë, e deri te lufta në Ukrainë. “ Luftën në Ukrainë, një katastrofë që tronditi themelet e rendit ndërkombëtar, duke u përhapur përtej kufijve dhe duke shkaktuar rritje në çmimit të artikujve ushqimor, karburantit dhe plehrave që do të ketë pasoja katastrofike për vendet në zhvillim.” tha Guterres në Komisionin e OKB-së për Ndërtimin e Paqes.

Ai theksoi se vitin e kaluar 84 milionë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Guterres tha se OKB-ja vlerëson se këtë vit “të paktën 274 milionë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare”. Sipas zyrës së OKB-së për ndihmat humanitare, kjo përfaqëson një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2021 dhe do të duhen 41 miliardë dollarë për të ndihmuar 183 milionë njerëzit e tjerë në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.