MË SHUMË SE 4 MILION REFUGJAT UKRAINAS U LARGUAN NGA VENDI, MBI 6 MILION REFUGJAT BRENDA VENDIT

MË SHUMË SE 4 MILION REFUGJAT UKRAINAS U LARGUAN NGA VENDI, MBI 6 MILION REFUGJAT BRENDA VENDIT

Më shumë se katër milionë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre, si pasojë e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë. Agjencia e OKB-së për Refugjatë ka shprehur shqetësim se disa sulme të forcave ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte. Sipas kësaj Agjencie, numri total i refugjatëve deri më 29 mars ka qenë 4.02 milionë, dhe rreth gjysma e tyre kanë bërë rrugën fillestare në Poloni.

“Numri i refugjatëve nga Ukraina tani ka shkuar në katër milionë, pesë javë pas nisjes së sulmeve ruse”, ka thënë Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi. Më shumë se gjashtë milionë ukrainas besohet se janë zhvendosur brenda shtetit.

Komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë: “Jetët e miliona njerëzve janë përmbysur teksa detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre apo të fshihen nëpër bodrume, ndërkohë që qytetet shkatërrohen nga bombardimet”.

Bachelet ka thënë se zyra që drejton ajo, ka pranuar supozime të besueshme se forcat e armatosura ruse kanë përdorur municione në zonat e populluara në të paktën 24 raste. Zyra e saj ka verifikuar edhe 77 incidente ku janë dëmtuar objekte mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.