HOLANDA VENDOSI MASA EMERGJENTE PËR SHKAK TË NXEHTIT EKSTREM

HOLANDA VENDOSI MASA EMERGJENTE PËR SHKAK TË NXEHTIT EKSTREM

Holanda është përfshirë këto ditë nga temperatura jashtëzakonisht të larta afër 40 gradë Celsius dhe autoritetet komunale dhe sektori privat po marrin masa urgjente.

Në disa rrugë janë vënë në punë makineritë e hedhjes së kripës për të ulur temperaturën e sipërfaqes. Autoritetet bashkiake sqaruan se kripa e nxjerr lagështinë nga ajri me ftohjen e mëvonshme të asfaltit, e cila në kushte të tilla mund të arrijë 50 gradë.

Albert Hein, zinxhiri më i madh i supermarketeve në vend, ka njoftuar se po pezullon përkohësisht shpërndarjen në shtëpi për të kursyer shoferët e tij nga transportimi i sendeve ushqimore te klientët gjatë valës së të nxehtit.

Shërbimi i motit njoftoi se temperaturat do të rriten në 39 gradë në provincën juglindore të Linburgut dhe do të kalojnë 38 gradë Celsius në Zeeland, përndryshe provinca më e ftohtë bregdetare holandeze jugperëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.