INSTITUTI PËR TË ARDHMEN: 85% E PROFESIONEVE TË VITIT 2030 NUK JANË KRIJUAR ENDE

INSTITUTI PËR TË ARDHMEN: 85% E PROFESIONEVE TË VITIT 2030 NUK JANË KRIJUAR ENDE

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka përshpejtuar ndryshimet teknologjike.

Sipas një studimi të Institutit për të Ardhmen, 85% e profesioneve që do të ekzistojnë në vitin 2030 nuk janë krijuar ende. Revolucioni industrial 4.0 ka nisur të transformojë rrënjësisht tregun e punës, ku pjesa më e madhe e profesioneve të reja do t’i përkasin fushës së teknologjisë së informacionit. Këtu, çdo risi krijon nevojën për një specialist të asaj teknologjie dhe mundësitë janë të pafundme dhe shtohen dita ditës.

Por e ardhmja premton shumë zanate të reja që lidhen edhe me bujqësinë, si fermerët agroekologjikë, mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit, menaxherin dhe këshilluesin financiar të risive siç janë sot kriptovalutat, si edhe profesione që lidhen me ndërveprimin social si këshilltar për jetën dhe imazhin personal, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.