ITALIA SHPALL GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME SI SHKAK I THATËSIRËS MË TË MADHE NË 70 VITET E FUNDIT

ITALIA SHPALL GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME SI SHKAK I THATËSIRËS MË TË MADHE NË 70 VITET E FUNDIT

Italia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone veriore përreth lumit Po si shkak i thatësirës më të madhe që ka përfshirë vendin në 70 vitet e fundit. Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro nga fondet e emergjencës për t’u ballafaquar me mungesën e ujit. Thatësira kërcënon 30% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor italian.

Moti i pazakontë i nxehtë dhe reshjet e pakta në pranverë dhe verë kanë çuar në mungesë uji në veri të Italisë.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme synon të menaxhojë më mirë situatën aktuale me kompetenca dhe masa emergjente”, tha qeveria italiane.

Lumi Po është më i madh në Itali me gjatësi prej më shumë se 650 km. Fermerët e Luginës së lumit Po thonë se uji i kripur i detit tani po hyn në lumë dhe po shkatërron të korrat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.