JAVËN E KALUAR U REGJISTRUAN RRETH 12 MIJË TË INFEKTUAR ME KOVID 19

JAVËN E KALUAR U REGJISTRUAN RRETH 12 MIJË TË INFEKTUAR ME KOVID 19

Javën e kaluar përkatësisht prej 24 deri më 30 janar janë regjistruar gjithsej 11.916 raste të reja me Kovid-19, duke shënuar rritje prej 2.7 për qind në krahasim me një javë më parë. Në periudhën e njejtë janë testuar gjithsej 38.518 materiale, për 2.0 për qind më pak krahasuar me 7 ditët e kaluara. Më së shumti të infektuar janë ata të moshës mbi 60 vjeçe (22.1%) dhe të moshës prej 30 deri në 39 vjet (22.1%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës deri 9 vjeçe. Javën e kaluar u raportuan gjithsej 1.558 riinfeksione, identike me një javë më parë.

Në 7 ditët e kaluara u rapirtuan 148 vdekje në 26 qytete, 38.3% më shumë se në shtatë ditët e mëparshme. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (48). Për sa i përket moshës, 89.2% e të vdekurve janë mbi 60 vjeç. Sipas raporteve spitalore, aktualisht janë të shtruar në spital 671 persona (22.0% më shumë se një javë më parë), nga të cilët 390 janë me mbështetje oksigjeni dhe 31 me ventilim mekanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.