KOALA MË E VJETËR NË BOTË MBUSH 25 VJET

KOALA MË E VJETËR NË BOTË MBUSH 25 VJET

Koala më i vjetër në botë i cili ndodhet në një kopsht zoologjik në Japoninë perëndimore, ka mbushur 25 vjet – ekuivalenti i njeriut me më shumë se 120 vjet. Midori, I cili është emri i koalës femër mbahet në Awaji Farm Park England Hill në qytetin Minami Awaji, prefektura Hyogo. Ajo erdhi në kopshtin zoologjik nga Australia në 2003.

Kujdestarët e kopshtit festuan ditëlindjen e 25-të të Midorit të martën me një buqetë me degë eukalipti dhe ajo u gjet duke shijuar dhuratën saj. Vitin e kaluar, Midori u njoh në Rekordet Botërore Guinness si koala më e vjetër e gjallë në kopsht dhe koala më e vjetër e mbajtur ndonjëherë jashtë natyrës.

Arinjtë koala jetojnë mesatarisht 15 deri në 16 vjet. Ndërsa 25-vjeçarja Midori edhe pse tani është në një moshë kaq të shtyrë, ajo ende ngjitet në pemë dhe ushqehet vetë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.