KSI DO TË FOKUSOHET NË IMUNIZIMIN E POPULLSISË ME DOZËN E TRETË

KSI DO TË FOKUSOHET NË IMUNIZIMIN E POPULLSISË ME DOZËN E TRETË

Komisioni për Sëmundje Infektive në periudhën e ardhshme do të fokusohet në imunizimin e popullatës me dozën e tretë të vaksinës. Kështu deklaroi Kreu i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, sipas të cilit numri i të vaksinuarve në Angli me dozen e tretë, arrin në 65 për qind, derisa tek ne vetëm 5 për qind.

“Për ne është e qartë se duhet të lëvizim drejt dozës së tretë. Nuk flasim për vaksinim sezonal, 4 milion doza, nuk flasim, flasim për dozën e tretë. Anglia të cilën shpesh e marrim si shembull, mbi 65 për qind e popullatës ka marr dozën e tretë. Tek ne ajo përqindje është 5 %. Këtu kemi zbrazëtirë dhe fokusi ynë është që atë zbrazëtirë ta plotësojmë. Në këtë drejtim do të orientohemi, që të stimulojmë, dhe të nxisim vaksinimin me dozën e tretë”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.