MATURANTËT SOT DO TI NËNSHTROHEN PJESËS SË DYTË TË MATURËS SHTETËRORE

MATURANTËT SOT DO TI NËNSHTROHEN PJESËS SË DYTË TË MATURËS SHTETËRORE

Maturantët sot do të testohen për pjesën e dytë të maturës shtetërore me testin e provimit ekstern që e përzgjedhin. Nga gjithsej 15.899 kandidatë, 14.320 kanë paraqitur gjuhën angleze. Matematikë do të testohen 1.231, gjuhë gjermane 118, 30 kandidatë janë përzgjedhur për testimin në gjuhën franceze, 10 për gjuhën ruse, 15 do të testohen në lëndën e filozofisë dhe 100 kandidat në estetikë.

Provimi i parë – Gjuhë amtare dhe literaturë (maqedonisht, shqip apo turqisht), që është e patjetërsueshme, u testua më 4 Qershor. Rezultatet prej dy provimeve eksterne duhet të publikohen më së voni për 30 ditë. Ata që nuk do ta kalojnë maturën shtetërore apo jo në përgjithësi, do të kenë mundësi të dytë në sesionin e gushtit kur dy provime eksterne të cilat do të testohen më 10 dhe 12 Gusht.

Sipas të dhënave nga Qendra shtetërore e provimeve, prej numrit të përgjithshëm 15.899 maturantë të lajmëruar për maturë shtetërore, 7.135 janë nga gjimnazi, 8.504 nga shkolla profesionale dhe 160 nga shkollat e artit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.