MBI 29 MIJË TË VDEKUR BRENDA 8 VITESH NË TENTIM PËR TË MIGRUAR NË EVROPË

MBI 29 MIJË TË VDEKUR BRENDA 8 VITESH NË TENTIM PËR TË MIGRUAR NË EVROPË

Më shumë se 29 mijë njerëz kanë vdekur teksa kanë tentuar të migrojnë në Evropë prej vitit 2014, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim në raportin e saj të fundit.

Mbi pesëmijë viktima janë regjistruar vetëm në dy vjetët e fundit. Projekti i agjencisë së OKB-së për emigrantët e zhdukur, ka paralajmëruar për “rritje të numrit të vdekjeve në Mesdhe, në kufijtë tokësorë të Evropës dhe brenda kontinentit”.

Sipas raportit, rruga më vdekjeprurëse vazhdon të jetë në qendër të Mesdheut, ku 2 mijë e 836 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur prej janarit të vitit 2021, teksa kanë tentuar të arrijnë në Itali apo Maltë nga Libia dhe Tunizia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.