MBRETËRESHA ELIZABETH: “CAMILLA DO TË JETË MBRETËRESHË”

Mbretëresha Elizabeth II, në një mesazh drejtuar kombit në prag të 70-vjetorit të ngjitjes së saj në fron, shprehu shpresën se kur djali i saj Charles të bëhet mbret, gruaja e tij Camilla do të mund të marrë titullin e Mbretëreshës Bashkëshorte.

“Kur djali im Charles do të bëhet mbret e di që ju do t’i garantoni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua. Dhe kjo është shpresa ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla njihet si Bashkëshortja e Mbretit”, shkroi Elizabeth në mesazh. Një zëdhënës i Clarence House tha se Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornëall ishin “të emocionuar dhe të nderuar”.

Mesazhi i Mbretëreshës, që shënon ngjitjen e saj në fron në 1952, adreson drejtpërdrejt çështjen e pazgjidhur të titullit të ardhshëm të Dukeshës së Cornwall-it.  Charles dhe Camilla, respektivisht Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall-it, u martuan në vitin 2005. Në atë kohë u njoftua se sapo Charles të bëhej mbret, Camilla do të merrte titullin e Lartësisë së Saj Princeshës Bashkëshorte, dhe jo pikërisht të Mbretëreshës bashkëshorte. Një zgjedhje e parë si një zgjidhje kthimi, sepse në atë kohë Camilla konsiderohej jo shumë e njohur për shkak të marrëdhënies së saj të gjatë me Charles në kohën kur princi i kurorës ishte i martuar me Princeshën Diana të Uellsit. Por besohet se Charles ka dëshiruar prej kohësh që Camilla një ditë të njihej si mbretëreshë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.