MË 29 MARS NIS PAGESA E PENSIONEVE ME 1000 DENARË SHTESË

MË 29 MARS NIS PAGESA E PENSIONEVE ME 1000 DENARË SHTESË

Nga 29 marsi,  do të fillojë pagesa e pensioneve të marsit përfshi 1.000 denarë shtesë të cilat si ndihmë financiare plotësuese, pensionistët do t’i marrin edhe me pensonin e muajit prill dhe maj.

Nga bankomatet do të mund të merren pensionet nga e marta, ndërsa ditën e njejtë në banka do të bëhet edhe pagesa e pensioneve në vlerë deri 11 mijë denarë, të mërkurën, në filialet dhe ekspoziturat e bankave do të bëhet  pagesa e pensioneve nga 11.000 deri në 14.000 denarë, të enjten nga 14.000 deri në 18.000, ndërsa të premten do të paguhen pensionet më të larta mbi 18.000 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.