ME ARDHJEN E VJESHTËS NDRSYSHON KUJDESI SEZONAL NDAJ LULEVE

ME ARDHJEN E VJESHTËS NDRSYSHON KUJDESI SEZONAL NDAJ LULEVE

Me ardhjen e vjeshtës dhe rënies së temperaturave ndryshon edhe kujdesi sezonal ndaj luleve. Gjatë ditëve të vjeshtës dhe të dimrit, është mirë që shumicën e bimëve t’i mbani brenda, por ka dy vende në shtëpi që nuk janë aspak të përshtatshme për to.

E njëjta gjë vlen edhe për bimët që qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë vitit. Këto janë vende pranë dritareve përmes të cilave hyn ajri i ftohtë (sigurohuni që gjethet e bimës të mos prekin xhamin e ftohtë të dritares) dhe vende pranë burimeve të nxehtësisë , si p.sh. soba, sepse ato tërheqin lagështinë nga bima, kështu që ka mundësi që lulja të thahet shpejt.

Do të vini re nga gjethet që dalëngadalë marrin ngjyrë kafe, domethënë fillojnë të thahen. Për shkak se ka më pak rreze dielli, bimët e shtëpisë rriten më ngadalë gjatë dimrit, kështu që nuk kanë nevojë për aq ujë sa në muajt e ngrohtë. Ujitja e tepërt mund të shkaktojë probleme të ndryshme të luleve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.