MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA TË DOBËTA LOKALE

MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA TË DOBËTA LOKALE

Moti sot në orët e paradites do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurtra.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa indeksi UV do të jetë gjashtë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 1 deri në 10 gradë, ndërsa ato të ditës nga 18 deri në 25 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.