MOSHA NUK KA KUFIZIME

Xhulijana Hokins, gruaja 105 vjeçare e njohur si uragan, ka vendosur një rekord të ri në gara të vrapimit prej 100 metrash, të cilat u mbajtën gjatë javës në Luiziana ku morri pjesë në grupin e moshatareve të saj, raporton BBC.

Ajo arriti ta mbarojë garën për një minutë e dy sekonda dhe në këtë mënyrë vendosi rekord në kategorinë +100. Por prapë se prapë, kjo super gjyshe e shkëlqyer pas garës u deklarua se  është e dëshpëruar nga rezultati.

“Ishte shkëlqyeshëm që morra pjesë në garë por desha ta mbaroj në më pak se një minutë”- theksoi ajo.

Shtoi se shumë nga miqtë dhe familjarët e saj e kanë përkrahur por që motivimin e veçantë e gjen kur suksesi i saj i inspiron të tjerët të vrapojnë. Për këtë arsye do të vazhdojë të vrapojë aq sa mundet.

“Më pëlqen të vrapoj. Dua të merrem me këtë sport për një kohë më të gjatë. Këshilla ime është që nëse doni pleqëri të shëndoshë dhe të lumtur duhet të vraponi”- tha ajo e lumtur pas garës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.