MOT I VRANËT ME RESHJE TË RRËMBYESHME GJATË PASDITES. NGA E HËNA PRITET STABILIZIM I MOTIT.

MOT I VRANËT ME RESHJE TË RRËMBYESHME GJATË PASDITES. NGA E HËNA PRITET STABILIZIM I MOTIT.

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm i vranët, në shumë vende i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erëra të forta, vetëtima dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë Celsius. UV=6

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme. Pasdite në disa pjesë do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Deri të dielën nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, në shumë vende mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të dendura shiu, erëra të forta, vetëtima dhe breshër. Gjatë kësaj periudhe parashikohet të ketë reshje shiu mbi 30 l/m2 në disa vende. Temperaturat do të jenë në rënie dhe nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna moti do të stabilizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.