MOT ME DIELL DHE I NGROHTË

MOT ME DIELL DHE I NGROHTË

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite parashihen kushte për vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20 gradë ndërsa maksimalja do të lëviz prej 29 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite do të ketë paraqitje të vranësirave të vogla lokale. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 35 gradë Celsius.

Vazhdon periudha e motit shumë të nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima ndërsa në vend do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.