MOTI NË RMV ME DIELL DHE KUSHTE PËR RESHJE TË SHIUT E BORËS

MOTI NË RMV ME DIELL DHE KUSHTE PËR RESHJE TË SHIUT E BORËS

Moti në vend sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare lokale, me erë të kohë pas kohëshme në luginën e Vardarit, nga drejtimi veri perëndimorë. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten, ndërsa në pjesën perëndimore do të ketë edhe reshje të borës.

Temperaturat maksimale do të sillen nga 3 deri më 11 gradë. Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë nga veriu dhe veri perëndimi. Nga fundi i ditës do të krijohen kushte për reshje lokale të shiut dhe borës. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 7 gradë Celsius, thonë meteorologët.

Të shtunën në orët e paradites do të ketë kushte për reshje të borës, ndërsa të dielën dhe të hënën do të kemi mot stabil dhe me diell. Temperaturat minimale gjatë natës do të zbresin në -10 gradë, ndërsa ato maksimale gjatë ditës prej 2 deri në 11 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.