MOTI: PASDITE ME VRANËSIRA

MOTI: PASDITE ME VRANËSIRA

Moti sot në orët e paradites do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Në luginën e Vardarit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here më të fortë nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -4 deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 21 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë paradite do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë celcius.

Nga dita e diel do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Nga dita e martë priten të reshura më të shpeshta të shiu të cilat për shkak të temperaturave të ulëta në male dhe në zona më të larta do të ketë edhe reshje bore. Do të fryjë erë e fortë nga veriu e cila do të ndikojë në uljen e temperaturave pas ditës së martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.