MOTI SOT DHE NESËR ME RESHJE SHIU DHE BORE

MOTI SOT DHE NESËR ME RESHJE SHIU DHE BORE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me reshje të shiut prej 25 l/m2 deri në 30l/m2 si dhe reshje të borës në pjesën perëndimore dhe veri perëndimore, si dhe në zonat malore. Sipas meteorologëve, temperaturat e paradites do të lëvizin nga -1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa në mesditë nga 4 deri në 10 gradë celsius. Lagështia e ajrit do të jetë mesatare kurse fuqia e erës do të jetë relativisht e dobët dhe do të arrijë deri në 13 km në orë.

Në Shkup do të mbretërojë mot me lagështi, që pasdite do të shndërrohet në reshje bore. Temperatura maksimale do të arrijë në 5 gradë. Nesër moti do të jetë u ftohtë, me temperatura të ulëta dhe reshje, kryesisht të borës. Vetëm në pjesët më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe borës. Poashtu do të fryjë erë nga veriu. Temperaturat të martën do të sillen nga 1 deri 10 gradë.

Moti do të filloj të stabilizohet nga e mërkura, megjithëse temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta, madje në zona malore deri në -15, ndërsa temperatura mesatare ditore do të lëvizë nga -5 deri në 7 gradë, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidro Metereologjike, njofton Ajo.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published.