MOTI SOT- ME DIELL DHE I FTOHTË

MOTI SOT- ME DIELL DHE I FTOHTË

Moti gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka qenë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa në vendet më të larta ka fryrë erë e lehtë deri mesatare veriore.

Mëngjesi më i ftohtë është shënuar në Berovë me -11 gradë, në Mavrovë -10, në Kriva Pallankë – 8, në Manastir, Shtip dhe Kodrën e Diellit -7, në Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Demir Kapi, Strumicë, Krushevë – 6, në Ohër – 5, Shkup , Vinicë, Pretor – 4 dhe -3 në Kumanovë. Zero gradë janë regjistruar në Gjevgjeli, ndërsa maksimum dy gradë janë regjistruar në Dojran.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëviz nga 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të dobëta deri mesatare dhe me erë të dobët e cila do të fryejë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë në 7 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.