MOTI SOT: ME DIELL DHE VRANËSIRA TË LEHTA

MOTI SOT: ME DIELL, ME VRANËSIRA TË VOGLA

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale, më shumë të theksuara në pjesët veriore ndërsa do të fryjë me erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -8 deri në -2, ndërsa maksimalja do të rritet prej 9 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë veriperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe rritje e temperaturave do të vazhdojë deri të mërkurën. Nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Për shkak të zbritjes së masës ajrore të ftohtë ditën e premte dhe të shtunë do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erë të ndryshueshme me reshje të lehtë të borës. Temperaturat do të jenë sërish nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.