MOTI SOT ME DIELL, JAVA E ARDHËSHME NIS ME SHI

MOTI SOT ME DIELL, JAVA E ARDHËSHME NIS ME SHI

Moti sot në RMV do të jetë me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të zbresin deri në 4 grdë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu dhe me temperaturë ditore deri në 23 gradë Celsius. Në pjesët tjera të vednit si: Mavrovë 16, Ohër 21, Manastir 22, Kriva Pallankë 20, Berovë 19, Kavadar 24, Dojran 26 gradë.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar që nga e hëna reshje shiu pasdite, fillimisht në pjesët perëndimore, të cilat gjatë natës do të përhapen edhe në pjesët tjera të vendit.

Të martën do të jetë e paqëndrueshme dhe reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm dhe do të pasohen me bubullima dhe erë të fortë. Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.