MOTI SOT ME DIELL POR I FTOHTË

MOTI SOT ME DIELL POR I FTOHTË

Moti sot do të jetë me diell, i ftohtë dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej -12 deri -4 gradë ndërsa maksimalja prej -4 deri në 4 gradë celsius.

Në Shkup pritet mot me diell por i ftohtë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë celsius. Gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot shumë i ftohtë dhe me erë mesatare veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të zbresin deri në -10 gradë ndërsa ato ditore do të jenë kryesisht nën zero./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.