MOTI SOT PARADITE I VRANËT DHE ME RRESHJE SHIU, GJATË DITËS ME DIELL

MOTI SOT PARADITE I VRANËT DHE ME RRESHJE SHIU, GJATË DITËS ME DIELL

Moti sot në orët e mëngjesit në RMV do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë liginës së Vardarit do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17, ndërsa ajo maksimale nga 19 deri në 26 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare deri të fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 24 gradë.

Të hënën do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa më pas do të ketë një periudhë të qëndrueshme të motit me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, bëjnë të ditur na Drejtoria për Punë Hidro Metereologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.