MOTI SOT SHUMË I NXEHTË ME TEMPERATURA DERI NË 41 GRADË

MOTI SOT SHUMË I NXEHTË ME TEMPERATURA DERI NË 41 GRADË

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 21 gradë, derisa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 30 deri në 41 gradë në pjesët jugore të vendit.

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë edhe në Shkup, me temperatura nga 18 deri në 39 gradë. Edhe nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Në tre ditët e ardhshme temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë.

Qeveria ka rekomanduar lirimin nga puna e grave shtatzëna dhe të moshuarve si dhe qytetarët të mos dalin pa nevojë gjatë periudhës kohore nga ora 10 deri në orën 17.

Leave a Reply

Your email address will not be published.