MOTI SOT- TEMPERATURAT MË TË ULËTA REGJISTROHEN NË KODRËN E DIELLIT

Mëngjesi më i ftohtë sot është regjistruar në Kodrën e Diellit me -8 gradë, në Mavrovë dhe Krushevë -5, në Berovë dhe Kriva Pallankë -4, në Shtip, Dibër, Vinicë dhe Pretor -3, në Ohër, Tetovë dhe Strumicë -2, dhe në Manastir dhe Prilep -1. Një gradë mbi zero është shënuar në Shkup dhe Kumanovë, dy në Demir Kapi dhe maksimumi tre gradë janë regjistruar në Dojran dhe Gjevgjeli.

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit me 55 centimetra, në Mavrovë shtresa e borës është 36centimetra dhe në Krushevë 16 centimetra.

Moti sot do të jetë mesatar deri dukshëm i vranët dhe i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2 deri në 10 gradë.

Në Shkup kryesisht moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, me erë mesatare deri herë pas here më të fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.