NA PRESIN DITË TË NGROHTA

 

NA PRESIN DITË TË NGROHTA

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta mesatare. Deri të mërkurën do të fryjë erë mesatare veriore, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga minus 7 deri në 2 gradë, ndërsa ajo ditore nga 8 deri në 16 gradë.

Në Shkup temperatura e mëngjesit do të arrijë në minus 3 gradë, ndërsa gjatë ditës do të rritet deri në 14 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve të mërkurën temperaturat ditore do të arrijnë deri në 18 gradë, të enjten deri në 20 gradë, ndërsa të premten deri në 23 gradë Celsius./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.