NË GJERMANI MBI 200 MIJË TË INFEKTUAR NË 24 ORË

NË GJERMANI MBI 200 MIJË TË INFEKTUAR NË 24 ORË

Gjermania ka regjistruar shifra të larta me kovid 19. Për herë të parë autoritetet gjermane bëjnë të ditur se janë identifikuar mbi 200 mijë infektime.

Sipas Institutit Robert Koch, në 24 orë janë regjistruar 203, 136 raste të reja. Ndërkohë numri i viktimave ka arritur 188, numër më i ulët në krahasim me një javë më parë. Incidenca javore regjistroi 1017.4 për 100 mijë banorë. Shkalla e shtrimit në spital është 4.26 të shtruar në terapi intensive për 100 mijë banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.