NË RMV 4 MIJË FËMIJË LYPIN NË RRUGË 18 MIJË NUK SHKOJNË NË SHKOLLË

NË RMV 4 MIJË FËMIJË LYPIN NË RRUGË 18 MIJË NUK SHKOJNË NË SHKOLLË

Në Maqedoninë e  Veriut rreth 18 mijë e 700 fëmijë nuk shkojnë në shkollë, ndërsa rreth 4 mijë fëmijë e kalojnë ditën në rrugë duke kërkuar lëmoshë, prej të cilëve 50 kanë varësi nga droga. Këtë e tregon hulumtimi i organizatës “Ndërtojmë të Ardhmen”.

“Tre të mitur të moshës trevjeçare kanë vdekur për fat të keq nga ngjitësit narkotikë, mjetet që marrin në shumë prej 2000-3000 denarë, për fat të keq prindërit i rrahin dhe ua marrin paratë dhe i lënë me 10-15 denarë, ndërsa të gjorët fshihen prej prindërve të tyre të mos i marrin ato”, deklaroi Ilija Jovanoviq, kryetari i OJQ “Ndërtojnë të ardhmen”.

Ai gjithashtu kërkon që qytetarët të mos u japin para këtyre fëmijëve sepse ato shkojnë “shefat” e tyre, e me këtë as problemi me lypsarët nuk gjen zgjidhje.

“Ndaloni të ndihmoni për ndihmë financiare, shteti dhe ministria është e detyruar ta zgjidhë këtë problem. Pasi të ndalet dhënia, kontaktimi me atë kategori me hapa më të shpejtë do të zgjidhet dhe do hiqen nga vendet e njohura ku kërkojnë”, tha Jovanoviq.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se kanë zhvilluar takim me këtë shoqatë, ndërsa pritet të hënën të takohen përsëri. Janë diskutuar planet e ardhshme për të luftuar fenomenin e lypjes dhe integrimin e këtyre personave në shoqëri.

“Për këtë qëllim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në koordinim me Ministrinë e Brendshme në periudhën e kaluar ka ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar shfaqjen e lypjes tek fëmijët në rrugë dhe prindërit e tyre, të cilët kryejnë aktivitete në terren në lokacione kritike tashmë të përcaktuara në hartë në qyteti e Shkupit”, thanë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Organizata “Ndërtojmë të Ardhmen” kërkon ndryshimin e Ligjit ndaj abuzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve, si dhe hapjen e  qendrave ditore për fëmijët që kërkojnë lëmoshë rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.