NGA E PREMTJA NIS SPËRKATJA KUNDËR LARVAVE DHE MUSHKONJAVE TË RRITURA NË SHKUP

NGA E PREMTJA NIS SPËRKATJA KUNDËR LARVAVE DHE MUSHKONJAVE TË RRITURA NË SHKUP

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se me datë 05.08.2022 (e Premte) do të fillojë dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave ndërsa me datë 08.08.2022 (e Hënë) dezinsektimi kundër formave të rritura të mushkonjave.

Spërkatja do të bëhet sipas orarit të mëposhtëm:

  1. Dezinfektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet më 5 gusht 2022 (e premte), gjatë ditës.
  2. Dezinfektimi ajror, kundër larvave të mushkonjave, në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet më 6 Gusht 2022 (e Shtunë), në orët e hershme të mëngjesit.
  3. Dezinfektimi tokësor i zonës së qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet nga data 08.08.2022 (e Hënë) deri më 08.11.2022 (e Enjte), në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00 ditën tjetër.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, ai do të kryhet të nesërmen kur kushtet e motit të jenë të favorshme.

Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.