NJË GJEN I CAKTUAR UL RREZIKUN E VDEKJES NGA KORONAVIRUSI ME 35 PËR QIND-TREGON NJË HULUMTIM I RI

NJË GJEN I CAKTUAR UL RREZIKUN E VDEKJES NGA KORONAVIRUSI ME 35 PËR QIND-TREGON NJË HULUMTIM I RI

Hulumtimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Duisburg-Essen (UDE) në Gjermaninë perëndimore ka treguar se një gjen i caktuar ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi me 35 për qind. Studimi ndoqi 1,570 pacientë të diagnostikuar me virus midis 11 Marsit 2020 dhe 30 Qershorit 2021, raportuan shkencëtarët e Universitetit gjerman.

Një e pesta e pacientëve që u studiuan vdiqën

13 për qind ose 205 e pjesëmarrësve në studim kishin vetëm një formë të lehtë të sëmundjes, 760 ose 48 për qind e tyre ishin shtruar në spital dhe 292 ose 19 për qind e tyre përfunduan në njësinë e kujdesit intensiv. Një e pesta ose 313 pacientë, përparimi i sëmundjes së të cilëve u ndoq nga studimi, vdiqën.

Gjeni që reduktonte gjasat e vdekjes në disa pacientë u quajt GNB3 TT. Është një variant që vlerësohet të jetë i pranishëm në rreth dhjetë për qind të popullsisë evropiane. GNB3 është një gjen që kodon të ashtuquajturat G-proteina, të rëndësishme për një sërë procesesh në trup.

Gjeni shkakton aktivizimin e qelizave imune

Studimi tregoi gjithashtu se gjeni GNB3 shkakton aktivizimin e qelizave imune, tha një nga autoret e studimit, Birte Melendik. Kjo përgjigje më e shpejtë imune mund të shpjegojë pse rreziku i vdekjes është shumë më i ulët për grupin e njerëzve që mbartin këtë gjen, shpjegoi Melendik.

Studimi konfirmoi supozimin se mosha më e re dhe mungesa e problemeve kronike shëndetësore, si diabeti, rrisin ndjeshëm shanset e një individi për të mbijetuar nga një infeksion koronavirus. Studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore Frontiers in Genetics, nuk ndoqi  variantin omikron.

Leave a Reply

Your email address will not be published.