OBSH-DISA LABORATORË PO PUNOJNË PËR VAKSINË NË FORMËN E SPËRKATËSIT NË HUNDË

OBSH- DISA LABORATORË PO PUNOJNË PËR VAKSINË NË FORMËN E SPËRKATËSIT NË HUNDË

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në mbarë botën në të paktën nëntë laboratorë dhe kompani po punohet për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 në formën e një spërkatësi në hundë.

Këto vaksina mund të jenë edhe më të efektshme se injeksioni thonë nga OBSH pasi mund ta ndalin virusin korona që nga momentet kur fillon të hyjë në trup, duke ia ndaluar virusit që të shumohet në hundë dhe në grykë. Vaksinat nazale mund të jenë më të efektshme edhe për të parandaluar përhapjen nga një person tek tjetri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për variantin Omicron i cili po përhapet me shpejtësi. Shumica e këtyre vaksinave janë në fazën e hershme apo të mesme të testimit dhe nuk është e qartë se kur do të jenë të disponueshme. Njëra prej vaksinave është përjashtuar tashmë nga procesi i testimit.

Profesori i imunologjisë në Universitetin Washington në St.Louis. Michael Diamon tha se është optimist se do të ketë një kontribut nga ky lloj vaksine kundër pandemisë, në veçanti në fazën përmbyllëse të saj. Vaksinat aktuale kundër COVID-19 kanë arritur të përgatisin pjesën më të madhe të sistemit tonë imunitar, ato kanë një pikë të dobët kryesore: hunda, gryka dhe membranat e mukozës, ku trupi bie në kontakt me botën e jashtme./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.