RRITET NUMRI I FËMIJËVE ME “VARIÇELLA”

DISA FËMIJË NË ÇERDHE TË INFEKTUAR ME “VARIÇELLA”

Në çerdhet e vendit po shënohet rritje e  numrit të  fëmijëve të infektuar me “varicela” e njohur në popull si lija e dhenve.  Në çerdhen “Fidani” në Çair janë evidentuar 17 raste të fëmijëve të infektuar. “Kemi pasur disa raste me sëmundje infektive siç është “variçella” dhe menjëherë kemi marrë masa. fëmijët janë izoluar dhe janë lëshuar në shtëpi, përderisa ata fëmijë të shërohen tërësisht dhe me vërtetim të mjekut amë mund të kthehen në kopsht”, deklaron Gzime Bakiu- Drejtoreshë e Çerdhes “Fidani”./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.