OBSH: GANA RAPORTON DY RASTE TË DYSHUARA TË VIRUSIT MARBURG

OBSH: GANA RAPORTON DY RASTE TË DYSHUARA TË VIRUSIT MARBURG

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se Gana ka raportuar dy persona në territorin e saj që dyshohen se janë infektuar me virusin Marburg, i cili shkakton simptoma të ngjashme me Ebolan.

OBSH tha se analizat paraprake të mostrave të marra nga dy pacientë nga rajoni jugor i Ganës që vdiqën nga sëmundja treguan se ata ishin pozitivë në virusin Marburg por sipas AP-së mostrat u dërguan në Institutin Pasteur në Dakar, Senegal, i cili punon me OBSH-në, në mënyrë që rezultatet të konfirmohen përfundimisht.

Të dy pacientët u transferuan në një spital lokal dhe kishin diarre, ethe, të përziera dhe të vjella, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.