“OMIKRON” NUK DUHET KARAKTERIZUAR SI I “BUTË” THOTË OBSH

“OMIKRON” NUK DUHET KARAKTERIZUAR SI I “BUTË” THOTË OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se varianti Omicron i koronavirusit duket se nuk shkakton sëmurje të rënda, në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet “i butë”. Janet Diaz nga OBSH, ka thënë se studimet e hershme tregojnë se nga Omicron ka më pak mundësi të shtrimit të njerëzve në spital.

“Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmurje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njofton REL.

“Sikur edhe variantet tjera, Omicron është duke shtrirë njerëzit në spital dhe po i vret ata”

Ai ka paralajmëruar për një “cunami” të infektimeve globale. Agjencia ka regjistruar 9.5 milionë raste të reja në gjithë botën, çka shënon rritje prej 71 për qind nga java në javë. Numri i saktë i të infektuarve besohet se është shumë më i lartë pasi shumë rajone nuk janë duke testuar mjaftueshëm njerëz, apo raportimet nuk janë të plota./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.