ORGANIZATA BOTËRORE E USHQIMIT PARALAJMËRON VAZHDIMIN E RRITJES SË ÇMIMEVE

ORGANIZATA BOTËRORE E USHQIMIT PARALAJMËRON VAZHDIMIN E RRITJES SË ÇMIMEVE

Rritja e çmimit të ushqimeve do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, parashikon Organizata Botërore e Ushqimit. Çmimet globale të ushqimeve arritën një rekord të lartë në shkurt, duke u rritur 3.9 për qind krahasuar me janarin. Rritja më e madhe është tek produktet e qumështit dhe vaji i gatimit. FAO thotë se presioni i çmimeve do të jetë edhe më i madh, sepse kërkesa është rritur, por ka edhe varësi të vendeve nga produktet e Ukrainës dhe Rusisë.

“Çmimet e ushqimeve, të cilat janë rritur që nga gjysma e dytë e 2020-ës, arritën një maksimum historik në shkurt të vitit 2022, për shkak të kërkesës së lartë, kostove të hyrjes dhe transportit dhe porteve të mbyllura. Çmimet globale për grurin dhe elbin, për shembull, janë rritur me 31%, çmimet e vajit të rrepës, dhe vajit të lulediellit janë rritur me më shumë se 60%. Trendi rritës i çmimeve mund të vazhdojë deri në vitin e ardhshëm”, thonë nga Organizata Botërore e Ushqimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.