PËR ÇFARË ANKOHEN MË SHUMË GRATE NË SHTËPI

PËR ÇFARË ANKOHEN MË SHUMË GRATE NË SHTËPI

Këshilltarja e martesës Corinne Wohler nga Minesota ka zbuluar se për çfarë ankohen më shumë gratë. Ajo që i shqetëson më shumë gratë është se ato gjithmonë duhet t’u tregojnë burrave të tyre se çfarë të bëjnë kur përpiqen të bien dakord për ndarjen e punëve të shtëpisë. Wohler shtoi se ky është një shembull i “përgjegjësisë aktive”, në krahasim me “përgjegjësinë pasive”.

Wohler pretendon se femrat i përkasin grupit të parë dhe meshkujt në të dytin, gjë që shkakton tension në marrëdhënie. “Një shembull i përgjegjësisë aktive është kur ju mendoni se çfarë detyrash duhet të bëhen dhe në fund ju e bëni atë. “Përgjegjësia pasive është kur dikush ka kohë të lirë dhe mund të ndihmojë në punët e shtëpisë, por ende pret që dikush t’i thotë t’i bëjë ato,” shpjegoi ajo. Waller arriti në përfundimin se gratë duan partnerë që janë “aktivë dhe të përgjegjshëm” në familjen dhe fëmijët e tyre, në vend të partnerëve që duhet të kujtohen për të përmbushur përgjegjësitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.