PREJ MBRËMË 24 TËRMETE NË GREQI, NDJEHEN EDHE NË RMV

PREJ MBRËMË 24 TËRMETE NË GREQI, NDJEHEN EDHE NË RMV

Nga tërmeti i së dielës në ora 22:43 minuta me fuqi prej 5,8 shkallësh, 5 kilometra nga Lerini në Greqi, deri mëngjesin e sotëm janë regjistruar edhe 24 tërmete më të dobët. Një pjesë e këtyre tërmeteve u ndjenë edhe në Manastir në 7,28 dhe 8,01, prej 3,6 shkallësh. Nga 24 tërmetet vetëm një ishte me epiqendër në territorin e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht 21 kilometra nga Novaci. Tërmeti i mbrëmshëm ka shkaktuar dëme të vogla në Manastir, ku një pjesë e banorëve e kaluan natën jashtë shtëpive dhe banesave.

Ndërsa autoritetet lokale në prefekturën e Follorinës vendosën të mbyllin shkollat dhe kopshtet për ditën e hënë për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin mbrëmjen e së dielës. Sipas kryebashkiakut të Follorinës, Vassilis Giannakis deri në këto momente janë raportuar vetëm dëme të vogla materiale. Banorët e Follorinës raportohet ta kenë kaluar natën jashtë shtëpive të tyre dhe pjesa më e madhe në makina, larg zonave të banuara. Tërmeti i mbrëmshëm përveç në Greqi e RMV, u ndje edhe në Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Serbi e Mal të Zi./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.