PREJ SOT VALA E NXEHTË KAPLON VENDIN, KUJDES MË I MADH NGA TË GJITHË NË VEÇANTI PERSONAT E NDJESHËM.

PREJ SOT VALA E NXEHTË KAPLON VENDIN, KUJDES MË I MADH NGA TË GJITHË NË VEÇANTI PERSONAT E NDJESHËM.

Vala e të nxehtit e quajtur “Lucifer”, e cila ka prekur pjesën më të madhe të Evropës, do të mbërrijë sot në Ballkan. Për shkak të temperaturave ekstreme dhe zjarreve, Franca, Britania e Madhe, Portugalia dhe Greqia janë paralizuar prej ditësh.

DPHM paralajmëron se nga sot deri të dielën zona e vendit tonë do të përfshihet nga valë të nxehti dhe në pjesën më të madhe të vendit do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Temperatura ditore në disa vende do të kalojë 40 gradë, njofton DPHM. Në zonën e Shkupit temperatura ditore në këto ditë do të jetë rreth 40 gradë.

Vala e të nxehtit do të sjellë kushte të jo të favorshme atmosferike edhe për pacientët kronikë, personat nën terapi, kontroll mjekësor, meteopatët, veçanërisht nëse këto kushte zgjasin disa ditë rresht. Për shkak të kushteve të tilla klimatike janë të shpeshta shfaqja e zjarreve në pyje dhe të tjera.

Organet kompetente apelojnë për kujdes më të madh gjatë ditëve të nxehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.