RMV KËTË MËNGJES U MBULUA NGA BORA

RMV KËTË MËNGJES U MBULUA NGA BORA

Pjesa më e madhe e vendit në orët e para të mëngjesit u kaplua nga reshje bore dhe temperatura të ulëta. Sipas meteorologëve moti sot do të jetë me reshje të borës dhe i ftohtë. Reshje më intensive të borës do të ketë në pjesën perëndimore të vendit dhe zonat malore. Poashtu kohë pas kohe do të fryjë erë e fuqishme në drejtim veriorë, sidomos në luginën e Vardarit. Temperaturat do të sillen nga -4 deri në 4 gradë. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe në Shkup, me temperaturë deri në dy gradë.

Në Kodrën e Diellit në orën 7 të mëngjesit trashësia e borës është matur 44 cm, ndërsa temperatura ishte -5 gradë. Në Mavrovë trashësia e borës arrinë 21 cm.

Në ditët në vazhdim na pret mot me temperatura të ulëta, me periudha të kohë pas kohëshme të reshjeve të borës. Temperaturat gjatë natës në disa pjesë do të ulen deri në -15, ndërsa gjatë ditës do të sillen prej -5 deri në 3 gradë celsius./Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.