SHIFRA TË LARTA NGA KOVID 19, INTERESIM I ULËT PËR VAKSINIM

SHIFRA TË LARTA NGA KOVID 19, INTERESIM I ULËT PËR VAKSINIM

Në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me Kovid 19 është 11 748, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në raportin e 24 orëve të fundit dje kjo ministri njoftoi edhe për 1 554 të infektuar dhe 1 843 të shëruar. Poashtu u njoftua edhe 34 të vdekur, 22 prej të cilëve në 24 orët e fundit, ndërsa në mënyrë shtesë, nga Termini im janë regjistruar edhe 12 persona tjerë që kanë humbur jetën. Me gjithë shifrat e larta të infektimeve dhe vdekshmërisë interesimi i qytetarëve për vaksinim ka shënuar rënie.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka bërë të ditur se vendi ka shorehur interesim për blerjen e ilaçit për kovid “Paxlovid”.

“Tashmë jemi në negociata me prodhuesin Pfizer për blerjen e barit Paxlovid. Por është një proces. Për sa kohë presim të mbërrijnë pilulat, e njëjta përbërje është në formën e vaksinës. Njëjtë mbrojnë edhe vaksina edhe pilula. Nuk e kuptoj pse jo për vaksina, ndërsa pranohen ilaçet. Nuk shoh ndonjë ndryshim në mes tyre. Kemi shprehur interes fillestar që duam të hyjmë në negociata për prokurimin. Nuk mund të specifikojmë se kur do të jetë. Kemi vaksinë dhe nuk duhet të presim”, tha Sali, duke përsëritur thirrjen për vaksinim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.