SHIPKOVICA ZGJEDH KRYEPLAKË NË VEND TË KRYEPLAKUT

SHIPKOVICA ZGJEDH KRYEPLAKË NË VEND TË KRYEPLAKUT

Shipkovica e Tetovës zgjedh një grua në krye të fshatit. Pas mbledhjes së kryesisë të këtij fshati Qitabie Kurti u zgjodh si “kryeplakë”.

“Kemi pasur shoqata të grave dhe iniciativa që kemi ndërmarrë, gjithkund kam marr pjesë përveç politikës. E keqka më e madhe në këto 20 vitet e fundit është kurbeti, për shkak të papunësisë. Ka mbetur fshati zbrazët, ndërsa shkolla ka numër të vogël nxënësish, ”, thotë kryeplaka e Shipkovicës.

Zonja Kurti thotë se ka interesim që edhe gratë tjera të bëhen pjesë e kryesisë së fshatit, por ajo thotë se për të marr këtë pozitë fillimisht është dashur të jenë të emancipuar burrat.

“Në shipkovicë më së pari kanë qenë të emancipuar apo të civilizuar burrat e më pas edhe i grave, prandaj nuk ka pasur problem për të udhëhequr ndonjë post edhe gruaja”, thotë zonja Kurti.

Ky është ndër fshatrat e rrallë në mos edhe i pari që zgjedh kryeplakë në vend të kryeplakut, pasi ky funksion ka qenë i rezervuar për burrat./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.