SHKRIRJA E AKULLIT TË GREENLANDËS KA RRITUR NIVELIN GLOBAL TË DETIT

SHKRIRJA E AKULLIT TË GREENLANDËS KA RRITUR NIVELIN GLOBAL TË DETIT

Shkrirja e shtresës së akullit të Greenlandës ka shkaktuar rritje për 1.2 centimetra të nivelit global të detit në rreth 20 vjet. Shtresa e akullit të Grenlandës ka humbur rreth 4,700 gigaton që nga fillimi i matjeve në prill të vitit 2002 mjaftueshëm “për të zhytur” të gjithë SHBA-në me gjysmë metri, tregojnë të dhënat satelitore nga programet Grace dhe Grace-FO deri në gusht të vitit 2021, shkruan Euronews.

Të dhënat tregojnë se akulli po shkrihet, veçanërisht në bregun perëndimor të Greenlandës, postoi në Twitter këtë javë Polar Portal.Një gigaton është e barabartë me 1 miliard ton.

Shtresa e akullit të Greenlandës mbulon katër të pestat e sipërfaqes totale të ishullit më të madh në Tokë. Vetëm shtresa e akullit të Antarktidës është më e madhe. Polar Portal është një platformë ku institucionet kërkimore daneze të Arktikut prezantojnë gjetjet mbi gjendjen e shtresës së akullit të Greenlandës dhe akullit të detit.

Greenlanda është kryesisht autonome por zyrtarisht i përket Danimarkës. Ishulli është veçanërisht i prekur nga ndryshimet klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.