THIRRJA PUBLIKE PËR GRATË RURALE ËSHTË ENDE AKTIVE

THIRRJA PUBLIKE PËR GRATË RURALE ËSHTË ENDE AKTIVE

Një rikujtim për të gjitha gratë fermere se thirrja publike për Gratë Rurale është duke u zhvilluar dhe në këtë mënyrë ju bëjmë thirrje fermereve që të aplikojnë dhe të përdorin mbështetjen.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave shpalli së fundmi një thirrje publike për masën 115 “Mbështetje për një anëtare aktive në ekonominë shtëpiake bujqësore” e quajtur gjerësisht masa “Gruaja rurale”.

Kujtojmë të gjitha fermeret se thirrja publike është aktive dhe do të zgjasë deri më 20.05.2022. Ka mjaftueshëm kohë që të gjithë të interesuarat të aplikojnë në thirrje dhe të shfrytëzojnë fondet e masës e cila nga ky vit është dyfish më e madhe, kështu që granti tani rritet nga 3000 në 6000 euro mjete të pakthyeshm, për përfitueset. Mjetet ndahen për periudhën e realizimit të planit të biznesit dhe paguhen çdo vit.

Të gjitha ekonomitë bujqësore në pronësi të një gruaje kanë të drejtë të shfrytëzojnë fondet të regjistruara në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Mjetet janë të destinuara për investime në prokurimin e pajisjeve për përpunimin dhe/ose përfundimin e produkteve bujqësore parësore dhe investimet në prokurimin e shërbimeve për zbatimin e planit të biznesit të investimit. Nga prodhimi i tyre bujqësor, gratë mund të zhvillojnë një gamë të gjerë produktesh me vlerë të shtuar, si majuni, djathërat, produktet e djathërave, produktet e bletëve, marmelatat, reçeli, ajvari dhe produkte të tjera.

Kërkesat dorëzohen në mënyrë elektronike pas regjistrimit në e-baranje.ipardpa.gov.mk. Aplikuesi mund të paraqesë vetëm një aplikim për këtë masë.

Ekonomitë bujqësore që janë përfituese të programit IPARD për të njëjtin lloj investimi (ndërtim, pajisje dhe shërbime) dhe ekonomitë bujqësore që janë përfituese të mëparshme të masës, nuk mund të jenë përfituese të mbështetjes financiare të së njëjtës masë.

Nëse qëllimi i investimit në përputhje me planin e biznesit të miratuar parashikon përpunimin e produkteve bujqësore, përfituesit e kësaj mase duhet të regjistrojnë aktivitetin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë pas realizimit të investimit. Aplikantët për mbështetje financiare duhet të krijojnë një kërkesë elektronike për mbështetje financiare me të dhënat për vendndodhjen e investimit, të dhënat e investimit dhe të bashkëngjitin në mënyrë elektronike dokumentet e nevojshme të parashikuara për masën 115.

Kërkesa e plotësuar në mënyrë elektronike për mbështetje financiare duhet të shkarkohet, printohet dhe nënshkruhet dhe së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues të dorëzohet në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural në një zarf të mbyllur me kërkesën për mbështetje financiare në këndin e sipërm majtas dhe numrin e arkivit të Kërkesës (0222-11516-XXXX / 1). Kërkesa mund të dorëzohet me postë ose personalisht në Regjistrin e Agjencisë.

Për të gjitha informatat më të detajuara fermeret mund të telefonojnë në numrin e telefonit të Agjencisë së Pagesave, tel. (02) 3097-460 ose në e-mail adresën: ipardpa.info@ipardpa.gov.mk dhe në ueb faqen: www.ipardpa.gov.mk. Mbështetja e Njësive Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit ofrohet për të gjithë të interesuarit.

 

I bëjmë thirrje fermereve që të shfrytëzojnë sa më shumë mbështetjen dhe të aplikojnë. Për të kujtuar thirrjen e fundit, kanë aplikuar 250 gra dhe të gjitha janë fituese të granteve. Efektet e arritura nga kjo masë janë zhvillimi i bizneseve të vogla familjare dhe produkteve të reja në treg.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 20.05.2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.