VALA E NXEHTË VAZHDON EDHE GJATË DITËVE NË VIJIM

VALA E NXEHTË VAZHDON EDHE DITËVE NË VIJIM

Vala e nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe të ditës do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim në territorin e vendit, njofton DPHM.

Temperaturat minimale sot do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë Celsius ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 42 gradë.

Në Shkup nesër temperatura minimale do të arrijë në 19 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 39 gradë Celsius.

Nga fundi i ditës së nesërme do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe do të ketë shfaqje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Sipas DPHM-së  të mërkurën dhe të enjten pasdite pritet mot i paqëndrueshëm në disa vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published.