VDES AKTORJA NICHELLE NICHOLS, IKONA E “STAR TREK” QË THEU BARIERAT NDËR RACORE

VDES AKTORJA NICHELLE NICHOLS, IKONA E “STAR TREK” QË THEU BARIERAT NDËR RACORE

Aktorja amerikane Nichelle Nichols, e cila u bë e famshme si toger Nyota Uhura në serialin origjinal ‘Star Trek’ ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Nichols theu barrierat me këtë rol, duke u bërë një nga aktoret e para me ngjyrë në SHBA që luajti një personazh autoriteti. Më vonë ajo u punësua nga NASA si ambasadore për të inkurajuar gratë dhe afrikano-amerikanët të bëhen astronautë.

“Star Trek” theu stereotipet në vitet 1960 duke u dhënë role të rëndësishme aktorëve të racave të tjera. Kështu personazhi i Nichols ishte një oficer komunikimi kompetent dhe i barabartë.

Në një episod të vitit 1968 ajo dhe William Shatner ndanë një nga puthjet e para ndërracore në televizionin amerikan, në një kohë kur martesa bardhezi nuk ishte ende e ligjshme në 17 shtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.