ZBULOHEN PESHQIT QË E FILLOJNË JETËN SI FEMRA DHE MË PAS BËHEN MESHKUJ

ZBULOHEN PESHQIT QË E FILLOJNË JETËN SI FEMRA DHE MË PAS BËHEN MESHKUJ

Rreth Maldiveve, mes 40 dhe 70 metrash nën Oqeanin Indian, ka tufa peshqish me ngjyra të ndezura, me emrin finifenmaa, të cilët ndryshojnë pamjen dhe gjininë e tyre me kalimin e moshës.

Ata e fillojnë jetën si femra dhe piqen në meshkuj, duke u bërë dukshëm më shumëngjyrësh.

Meshkujt zbukurohen me ngjyra mahnitëse gjatë sezonit të çiftëzimit, me sa duket për t’u bërë përshtypje femrave.

Megjithatë, ky fenomen nuk është zbuluar për herë të parë, pasi ka edhe rreth 45 lloje tjera nga kjo familje që njihen për ndryshimin e gjinisë nga femërore në mashkullore, shkruan Guardian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.